Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Atentati me dy të vdekur në Vlorë, FNSH nis kontrollet në qytet

schedule16:20 - 18 Gusht, 2022

schedule 16:20 - 18 Gusht, 2022

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollet në qytetin e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj raporton se kontrollet janë ndërmarrë pas atentatit që tronditi sërish sot qytetin.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan. Dyshohet se ata u qëlluan nga tre persona, ndërsa ateNtati ka qenë i mirëorganizuar.



DINAMIKA

Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur që nga Vlora, për t’i vrarë më pas në autostradën që të çon në Fier.

Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!