Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, rastësi apo e planifikuar? Softa: Grupi i Ervis Martinajt është rivitalizur…

schedule13:37 - 18 Prill, 2025

schedule 13:37 - 18 Prill, 2025

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e të enjtes, kur pas të shtënave me breshëri në Tiranë, Lundër, mbetën të plagosur 4 persona mes tyre dhe 2 të mitur. Policia po e heton ngjarjen në disa pista, ndërkohë që paraprakisht mendohet se mund të jetë ngatërruar shënjestra.

Dyshime të forta ka se autorët donin që të vrisnin gruan e Roan Brahimit. Softa tha në studio se kjo është një sagë e hakmarrjeve të rivalëve të Roan Brahimit. Sipas tij grupi i Ervis Martinajt është rivitalizuar. Në rast se është një hakmarrje mes grupeve kriminale, sipas ekspertit ky do të ishte rasti i parë që vihen në shënjestër gra dhe fëmijë.

“Pas një pauze ku kishim shumë ditë pa asnjë vrasje, duke se heshtja u thye. Pista e dyshuar është një hakmarrje pas një historiku të kësaj familje me grupin që punonin për Ervis Martinajn. Dhe duket sikur grupi i Ervis Martinajt është ngjallur. Mendoj se do të ketë pista të tjera që duhet t’u jepet përparësi për të gjetur personat e dyshuar. Ajo që e lidh atentatin është organizmin, janë të njëjtat tema dhe të njëjtat mënyrë të atentateve që grupet e organizuara bëjnë. Ngjarja është ose rastësore ose kanë qenë të lidhur. Ky do të ishte rasti i parë që grupet kriminale pjesë të goditjeve dhe hakmarrjeve bëjnë gratë dhe fëmijët, kjo nuk ka ndodhur asnjë herë më parë”, tha Softa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!