Atentati makinës së Arjan Ndoj/ Kejvina Kthjella: Hiqni sekuestron ndaj makinës dhe celularit

schedule15:40 - 18 Nëntor, 2019

schedule 15:40 - 18 Nëntor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda do të shqyrtoje kërkesën e modeles së njohur, Kejvina Kthjella për heqje të sekuestro së makinës, celularit dhe llogarive të saj bankare. Sekuestro është vendosur për llogari të hetimeve që po kryhen për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Mikesha e Redjan Rrajës, Kejvina Kthjella ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një kërkesë per heqje të sekuestros së vendosur për makinën, celularin dhe llogaritë e saj bankare. Sekuestrimi është vendosur për llogari të hetimit mbi atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj. Kërkesa e Kthjellës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Danjela Shirka. Gjyqtarja ka caktuar masën ndaj Rrajës, i vetmi i arrestuar për ngjarjen e ndodhur më 1 Nëntor, tek mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur Prokurori Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, Alias Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë. Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje Kthjellën për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me modelen. Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi akoma nuk është provuar se kush ishte shënjestra e atentatit. Ndërkohë organit të akuzës nuk i kanë mbërritur ende rezultatet e  AND-së, nga laboratori i kriminalistikës, mbi gjurmët biologjike të gjetuara në makinën e atentatorëve, që u gjet e braktisur në fshatin Shakafan të Ishmit rreth një orë pas atentatit.

Dy prokrurët e çështjes, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj si pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lalzit. Gjithashtu janë kryer hetime dhe po verifikohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Redjan Rrajën, me profesion Stomatolog dhe që ka punuar për disa vite në burgun e Fushë-Krujës. Prokuroria dyshon se Rraja ka vepruar për llogari të grupeve të tjera kriminale, të cilat kanë interesa të drejtpërdrejta në mbivendosjen e pronave në qytetin bregdetar. Në sitën e grupit të hetimit të Krimeve të Rënda, janë duke kaluar edhe disa prona që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar. Bëhet fjalë për prona shtetërore, që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!