Atentati mafioz në Tiranë/ 56 vjeçari u ekzekutua brenda në makinë, autori dyshohet se e ka pritur pranë banesës

schedule23:26 - 12 Janar, 2025

schedule 23:26 - 12 Janar, 2025

56 vjeçari Bujar Nasufi ka qenë i vetëm në makinë kur është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Ai është vrarë brenda makinës pasi ka marrë dy pluimba në gjoks.

Sipas informacioneve, ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm, e ka pritur pranë banesës dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të viktimës.

Sipas policisë, 56 vjeçari nuk ka pasur probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë i qetë dhe nuk kishte konflikte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!