Gazetarja Etleva Delia e ftuar në ‘Real Story’ zbuloi detaje të reja lidhur me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.
Delia tha se Dani dhe Shullazi jetonin në një shtëpi dhe ishin miq të afërt me njëri tjetrin. Sipas Delias, ngjarja e sotme ishte një mesazh për Shullazin dhe se kërkimet e para për autorët po bëhen në zonën e Fushë Krujës, por edhe në të gjithë vendin.
” Është identifikuar si personi më i afërt i Shullazit, jetonin në një shtëpi nga njëra anë Shullazi dhe nga ana tjetër Dani. Në periudha të ndryshme ku Shullazi ishte në burg, ishte ai që mbante ‘dyqanin hapur’.
Në një prej atentateve ku i shpëtoi ishte bashkë me Shullazin. Edhe në atentatin e 2011, ndodhi përpara shtëpisë ku ishin të dy. Është një mesazh për Shullazin. Kërkimet e para po bëhen në zonën e Fushë Krujës ku ka disa kontrolle në banesa. Lista mund të jetë më e gjatë sesa kaq, sepse armiqësitë kanë qenë në të gjithë vendin.”
/ abcnews.al /

