Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati ku mbeti viktimë 29-vjeçari Ermir Dedja, dy pistat ku po heton policia

schedule09:46 - 20 Maj, 2025

schedule 09:46 - 20 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka ngritur dy pista hetimi në lidhje me atentatin ndaj 29-vjecarit Ermir Dedja, atë të konfliktit për prishje pazaresh në fushen e narkotikëve dhe atë të larjes së hesapeve.

Burime nga grupi i hetimit thonë per ABC news se viktima, me orgjine nga Shijaku dhe banor i lagjes nr 11 Durrës, është person me precedent penal, ku është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut.

Kohët e fundit, Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës. Sipas policise, dyshohet se ai ka rënë në pritë në lagjen 18 të Durresit teksa po shkonte të takonte disa shokë të tij.

Grupi i hetimit nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes duke bërë që ekspertët e kriminalistikës të mendojnë se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë të cilët dyshohet ta kenë qëlluar 29-vjeçarin nga automjeti teksa ky i fundit ishte duke levizur në këmbë.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonën në të cilën ndodhi ngjarja dhe ka ngritur postblloqe në zona të ndryshme të qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!