Atentati i dështuar në Elbasan/ Gjendet në kosh çanta me dokumenta, 53-vjeçari: Dikush ka dashur të më bëjë keq

schedule11:07 - 21 Shkurt, 2023

schedule 11:07 - 21 Shkurt, 2023

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, ka zbardhur të tjera detaje nga atentati i dështuar në Elbasan, ku ranë në pranga dy shtetas, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.

Kujtojmë që policia e Elbasanit gjeti në automjetin “BMË X6”, 3 armë zjarri kallashnikovë  dhe 2 bidona me lëndë djegëse.

LEXO EDHE: Atentati i dështuar në Elbasan, sekuestrohen 3 kallashnikovë e e pistoleta. Dy në pranga

Makina u gjet e braktisur në zonën e quajtur “Ish-konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Pak ditë nga kjo ngjarje, dy të arrestuarit kanë mbajtur një deklarim mohues përballë këtyre fakteve.

Arben Spahiu  ka deklaruar se nuk ka dijeni për mjetin, ndërsa për dokumentat greke të falsifikuara me foton e tij, ka thënë se mund të jenë bërë nga dikuh që ka dashur t’i bëjë keq.

“Nuk e di kush e ka bërë këtë. Dokumentet nuk janë të miat”, ka thënë ai, ndërsa dokumentat janë gjetur në çantë në një kosh mbeturinash.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!