Atentati i dështuar në Elbasan/ Ekspertim gjurmëve të gishtave që u gjetën te BMW

schedule10:22 - 27 Shkurt, 2023

schedule 10:22 - 27 Shkurt, 2023

ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore tre profile gjurmë gishti dhe një profil AND-je të gjetur në makinën tip BMËX6 të gjetur në Elbasan disa ditë më parë.

Përmes gjurmëve të gishtave dhe profilit të ADN shpresohet të zbardhet identiteti i personave të tjerë që kanë përdorur makinën tip BMË, në të cilën u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy shishe  me benzinë.

Kujtojmë që gjykata ka lënë në burg Arsen Preçin dhe Arben Spahinë si personat e dyshuar për atentatin e dështuar./abcnews.al