Atentatet ndaj efektivëve/ Ervin Karamuço: Banda kërcënon drejtorin e policisë së qarkut Shkodër

schedule09:28 - 9 Korrik, 2024

schedule 09:28 - 9 Korrik, 2024

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për atentatet që janë bërë ndaj efektivëve të policisë.

Gjithashtu ai u shpreh se drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës është kërcënuar nga bandat, për shkak të goditjeve që i është bërë krimit në këtë zonë.

“Shkodra bën një diferencë shumë të madhe me një pjesën tjetër të vendit. Veriu është më i predispozuar që për shkak të disa eksponentëve që paratë t’i hedhë në fushatë. Dhe kjo bëhet që persona në lidhje me krimin e organizuar të mos kenë më fuqi për të blerë vota. Drejtori i Policisë së qarkut të Shkodrës, para 3 javësh i thanë “natën mos dil vetëm”. Ai merr kaq shumë kosto sa edhe kërcënohet, dhe kjo tregon që ai e ka ndarë mendjen dhe tregon që do të vendosë rregull. Kjo është “luftë”, doni më shumë se kjo. Tritolet që vendosen çfarë duhet më shumë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!