Detaje të reja kanë dalë nga plagosje e ndodhur mëngjesin e të dielës në Greqi. Raportohet se personit të cilit iu bë atentat ishte nga Shqipëria. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i cili momentalisht ndodhet në spital, është i moshës 34-vjeçare. I riu i plagosur kishte një të shkuar me rekorde kriminale në Greqi. Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në urën Kalyftaki në zonën e Kifissias në Greqi. Shqiptari është qëlluar nga disa persona të cilët më pas janë larguar me shpejtësi me anë të një makine.
Kujtojmë se një tjetër atentat ndodhi në Athinë mbrëmjen e 3 tetorit. I vrarë mbeti një i ri shqiptar, i cili njihej si pronar i një klubi nate. Ndërkohë emri i tij ishte i lakuar në disa ngjarje kriminale në Greqi, kryesisht në trafikun e drogës. / abcnews.al/