Atentat ndaj Jakov Milatoviç? Mediat malazeze: Shërbimi sekret është informuar nga një burim jashtë vendit

schedule17:09 - 13 Nëntor, 2024

schedule 17:09 - 13 Nëntor, 2024

Autoritetet në Mal të Zi po shqyrtojnë një informacion që sugjeron përgatitjen e një atentati të mundshëm ndaj presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Mediat raportojnë se Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) është informuar mbi atentatin e mundshëm nga dy burime nga dy vende të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportimeve, organizatori i supozuar është një oficer në pension i një ish-ushtrie në rajon dhe se autori ido të ishte një person nga Mali i Zi. Kabineti i presidentit është informuar se ANB po shqyrton besueshmërinë e këtij informacioni për kërcënimin e mundshëm të sigurisë së tij.

“Kabineti i Presidentit të Malit të Zi është informuar se është duke u hetuar besueshmëria e informacionit për kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë së presidentit të shtetit Jakov Milatoviç. Nuk kemi marrë detaje të tjera. Jemi informuar se autoritetet kompetente kanë marrë parasysh dhe përpunuar sa më sipër dhe jemi në pritje të informacioneve të mëtejshme”, njoftoi zyra e shtypit e presidentit malazez.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!