Detaje të reja kanë dal nga ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të makinës së Alban Bruçit, i cili fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.
Policia ka shpallur në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku. Tornato Fusha është i biri i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha. Para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.
Ndërkohë Bajram Çekorja rezulton i dënuar në vitin 2019, për kultivim bimësh narkotike. Ai u kap bashkë me Barush Bregun i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal në Shkodër.
Burime nga Policia e Shtetit bënin të ditur në vitin 2019 se Barush Bregu, njihej si krahu i djathtë i Ibrahim Liçit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të vitit 2019 dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri.
Barush Bregu është një kontigjent i njohur për policinë. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Barush ose Bajram Bregu vitin 2018 gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke iu shpëtuar ndjekjes. Ai u arrestua në Tiranë në banesë me qera tek “Komuna e Parisit”. Barush Bregu dyshohet nga policia e Shkodrës edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale sëbashku me Ibrahim Licin. Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Bashkë me të u kap edhe Bajram Çekorja, i dyshuar për përkrahje të Barush Bregut.