Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas zyrtarëve.
Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve të Premten se ai nuk e dinte gjendjen e Abe, por transmetuesi publik NHK, duke cituar departamentin lokal të zjarrfikësve, tha se 67-vjeçari “nuk po tregon shenja jetike”.
Mediat japoneze raportuan më herët se politikani veteran japonez, 67 vjeç, kishte pësuar vdekje klinike.
Megjithatë, në deklaratat e tij të fundit, kryeministri aktual i vendit, Fumio Kishida , tha se paraardhësi i tij ndodhet në spital “në gjendje kritike”.
Pas lajmit tronditës zyrtarë nga e gjithë bota kanë reaguar dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të sibqertë për familjen e ish-kryeministrit.
15:27- Policia japoneze gjen armë të punuara me dorë në shtëpinë e vrasësit të Shinzo Abe
Policia japoneze doli në një konferencë për shtyp pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Gjatë konferencës u bë me dije se në shtëpinë e personit të arrestuar për sulmin, janë gjetur disa armë të punuara me dorë, njëjtë si ajo që u përdor ndaj Abe.
I dyshuari udhëtoi për në vendin në Nara ku ish-kryeministri po mbante një fjalim me tren, tha policia.
Por oficerët nuk mund të thonin nëse ai kishte mbërritur menjëherë përpara se të ndodhte ngjarja.
Policia nuk bëri të ditur nëse është gjetur ndonjë plumb në vendin e të shtënave, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.
14:29- Trupi i Shinzo Abe do të dërgohet në shtëpinë e tij në Tokio
Trupi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe do të dërgohet në shtëpinë e tij, sipas mediave vendase.
Trupi i tij mund të zhvendoset në shtëpinë e tij në Toiko sa më shpejt, madje që të shtunën.
Njerëzit janë parë duke vendosur lule në skenën e të shtënave, teksa Japoniaështë tronditur nga një ngjarje të paprecedentë.
14:11- Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Trump: Nuk do të ketë të dytë si ai
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur ngushëllimet në platformën e tij të mediave sociale duke thënë se vdekja e Shinzo Abe ishte “lajm vërtet i keq për botën”, shkruan The Guardian.
“Atij i është bërë një atentat. Vrasësi i tij u kap dhe shpresojmë se do të marrë dënimin që mertion. Pak njerëz e dinë se çfarë njeriu dhe udhëheqës i madh ishte Shinzo Abe, por historia do ta tregojë. Ai ishte një lider si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë.
Shinzo Abe do t’i mungojë shumë vendit. Nuk do të ketë kurrë një të dytë si ai,” tha Trump.
Gjithashtu për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-sekretari i shtetit i Trumpit Mike Pompeo.
“Kryeministri Shinzo Abe ishte një mik i dashur, patriot i vërtetë dhe aleat i madh i popullit amerikan. Susan dhe unë jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e tij. Ne jemi pranë populli të Japonisë.”
Kryeministri Edi Rama është shprehur i tronditur nga vrasja e ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë zjarri teksa po mbante një fjalim elektoral në Nare.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e politikanit dhe për popullin japonez.
Rama shkruan se vrasja e Shinzo Abe nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.
Rama: I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!
12:31- Kryeministri japonez i tronditur pas vrasjes së Shenzo Abe: Akt brutaliteti
Kryeministri aktual japonez ka dënuar vrasjen e Shinzo Abe, duke e quajtur atë një akt brutaliteti. Fumio Kishida tha se Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, e udhëhoqi vendin në mënyrën më perfekte duke shtuar se ai ishte pa fjalë pas atentatit.
“Gëzoj një respekt të madh për trashëgiminë që la pas Shinzo Abe dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij”, tha Kishida.
Kishida e përshkroi Abe si një mik të ngushtë dhe dikë me të cilin ka kaluar shumë kohë.
“Kam marrë këshilla dhe mbështetje të vlefshme nga Abe,” tha ai.
Ish-kryeministri u qëllua në qytetin e Nara-s, ndërsa mbante një fjalim përpara zgjedhjeve të së dielës. Kishida shtoi: “Ne duhet të sigurojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të zhvillohen të sigurta dhe nuk duhet të lejojmë që ky incident të ndikojë në qeverisjen e përditshme.
“Në vendosmërinë për të mos iu dorëzuar kurrë dhunës, ne do të vazhdojmë fushatën zgjedhore nesër.”
11:54- Stoltenberg i shpreh ngushëllimet familjes të ish-kryeministrit japonez
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish-kryeministrit të vrarë japonez Shinzo Abe dhe popullit të Japonisë në një postim në Twitter të premten.
Deeply saddened by the heinous killing of Shinzo Abe, a defender of democracy and my friend & colleague over many years. My deepest condolences to his family, PM @kishida230 & the people
of #NATO’s partner #Japan at this difficult time. pic.twitter.com/8rtdb0G11S— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 8, 2022
“Thellësisht i pikëlluar nga vrasja e tmerrshme e Shinzo Abe, një mbrojtës i demokracisë dhe mikut dhe kolegut tim gjatë shumë viteve”, shkroi Stoltenberg.
Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, rreth orës 11:30 të mëngjesit. Abe shërbeu si kryeministër i Japonisë nga dhjetori 2012 deri në shtator 2020, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të vendit.
11:43-Vrasja e ish-kryeminstrit japonez, Johnson: Mbretëria e Bashkuar është pranë popullit japonez
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson sapo ka dhënë një deklaratë të shkurtër, rreth vdekjes së Shinzo Abe. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë popullit japonez në këtë periudhë të errët dhe të trishtuar shkruan BBC.
Incredibly sad news about Shinzo Abe.
His global leadership through unchartered times will be remembered by many. My thoughts are with his family, friends and the Japanese people.
The UK stands with you at this dark and sad time.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 8, 2022
Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas zyrtarëve. Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit.
Abe shërbeu si kryeministër i Japonisë nga dhjetori 2012 deri në shtator 2020, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të vendit.
Lajmi për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe u konfirmuar edhe nga mjekët në Spitalin e Universitetit Mjekësor Nara, ku ai u dërgua menjëherë pas atentatit.
Mjekët kanë dalë në një konferencë duke bërë me dije se ish-kryeministri ndërroi jetë në orën 05:03 më kohën lokale.
Ai mori plagë në anën e djathtë të qafës, e cila ishte aq e thellë sa të arrinte në zemër. Mjeku shton se nuk është gjetur asnjë plumb. Mjekët thanë se ata shpenzuan katër orë e gjysmë duke trajtuar Abe, duke u përpjekur të ndalonin gjakderdhjen dhe bënë një transfuzion gjaku, duke përdorur më shumë se 100 njësi gjaku.
Një mjek konfirmoi se Abe se kishte dy plagë, që besohet se ishin plagë plumbash, por shtoi se ata nuk mundën të gjenin plumba gjatë operacionit. Ishin 20 profesionistë mjekësorë që e trajtuan ish-udhëheqësin japonez pasi ai u qëllua në Nara . Në fillim, një ekip prej 10 profesionistësh po e trajtonin atë, por numri u dyfishua.
Gjithashtu janë gjetur eksplozivë në shtëpinë e Tetsuya Yamagami, njeriu i dyshuar se vrau Shinzo Abe, raporton NHK.
Mësohet se arma e gjetur në vendin e sulmit fatal ishte bërë vetë.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili vdiq në spital pas një atentati që iu bë në qytetin Nare, teksa po mbante një fjalim elektoral.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, teksa dënon me forcë aktin e rëndë kriminal .
Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
“Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!
Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!”, shkruan Meta në Facebook.
11:36- A u tradhtua Shinzo Abe? Dritëhijet mbi sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez
Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe dha dorëheqjen në vitin 2020 pas një mandati të dytë, shkruan BBC.
Por, ai ende kishte një ndikim të madh mbi administratën aktuale, për shembull kur Rusia pushtoi Ukrainën, Abe bëri thirrje që Japonia të rriste shpenzimet ushtarake. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë, kur ai u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale të mëngjesit të sotëm në qytetin Nara.
Japonia do të mbajë zgjedhjet parlamentare këtë të diel dhe kjo është arsyeja pse ai vendosi të mbante një fjalim duke mbështetur një nga kandidatët në qytet. Me sa duket ajo vizitë u konfirmua vetëm mbrëmë vonë, kështu që mënyra se si i dyshuari arriti të mësojë për këtë dhe të përgatitet, mbetet një pikëpytje.
10:55- Iu bë atentat, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ndërron jetë në spital
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas mediave japoneze.
Transmetuesi publik NHK japonez raporton se Shinzo Abe ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë. NHK citon zyrtarët japonezë në lajmin e publikuar.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.
[Breaking News] Officials say former Japanese Prime Minister #Abe Shinzo has been confirmed #dead. He was reportedly #shot during a speech on Friday in the city of #Nara, near Kyoto.https://t.co/bZpiKm8wIN
— NHK WORLD News (@NHKWORLD_News) July 8, 2022
10:24- Kina dënon sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez: Shpresojmë të shërohet së shpejti
Zyrtarët kinezë janë shprehur të tronditur për atentatin ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, shkruan BBC.
Zyrtarët e vendit i shprehën ngushëllimet familjes së Abe, duke thënë se ata shpresojnë që ai të jetë jashtë rrezikut për jetën dhe të shërohet sa më shpejt, sipas një deklarate të një zëdhënësi të ministrisë së jashtme në një konferencë të përditshme në Pekin.
Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, aktualisht po merr një transfuzion gjaku në spital pasi u qëllua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare në qytetin Nara. Policia arrestoi një 41-vjeçar në vendngjarje në lidhje me të shtënat, sipas mediave lokale.
Teksa ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe po lufton për jetën e tij, gjithnjë e më shumë po dalin informacione për personin që hapi zjarr ndaj tij mesditën e së enjtes, ndërsa politikani veteran po mbante një fjalim elektoral në qytetin e Nara.
Sipas kryeministrit japonez Fumio Kishida , Abe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve pranë policisë, rrjeti televiziv NHK raporton se autori qëlloi ish-kryeministrin, pasi ishte i pakënaqur nga politikat e tij.
Nuk është ende e qartë se pse autori i cili u identifikua nga policia si Tetsuya Yamagami , banues i përhershëm në Nara ishte i pakënaqur nga ish-kryeministri japonez.
Sipas mediave japoneze, autori i cili u arrestua menjëherë, është ish-pjesëtar i marinës japoneze.
10:04- Shinzo Abe, kryeministri i rekordeve që shihej si një simbol kontradiktor në Japoni
Shinzo Abe theu rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, duke përkrahur reformën ambicioze ekonomike dhe duke krijuar marrëdhënie diplomatike kyçe, ndërkohë që u përball me skandalet.
Gati dy vjet pasi shëndeti i dobët e detyroi të largohej nga detyra, 67-vjeçari përballet me një betejë për jetën, pasi u qëllua me armë gjatë një aktiviteti elektoral këtë të premte.
Abe ishte 52 vjeç kur u bë për herë të parë kryeministër në vitin 2006, personi më i ri që ka zënë këtë detyrë në epokën e pasluftës.
Ai shihej si një simbol i ndryshimit dhe rinisë, por gjithashtu solli prejardhjen e një politikani të gjeneratës së tretë, të ardhur nga një familje elitare, konservatore.
Mandati i parë i Abe ishte i trazuar, i rrethuar nga skandale dhe mosmarrëveshje, dhe i mbyllur nga një dorëheqje e papritur.
Pasi sugjeroi fillimisht se po largohej për arsye politike, ai pranoi se vuante nga një sëmundje e diagnostikuar më vonë si kolit ulceroz.
Atij i refereoheshin edhe si “Abenomics”
Gjendja e tij shëndetësore kërkonte muaj trajtim, por Abe tha se u tejkalua përfundimisht me ndihmën e ilaçeve të reja.
Ai kandidoi përsëri dhe u rikthye në detyrë në vitin 2012. Kjo i dha fund një periudhe të trazuar në të cilën kryeministrat ndryshonin ndonjëherë me një normë prej një në vit.
Me Japoninë ende të tronditur nga efektet e cunamit të vitit 2011 dhe katastrofës bërthamore të mëvonshme në Fukushima – dhe një qeveri të shkurtër të opozitës e kritikuar dhe paaftësi – Abe ofroi një palë duar në dukje të sigurta.
Dhe ai kishte një plan: Abenomics.
Skema për të ringjallur ekonominë e Japonisë – e treta më e madhe në botë, por më shumë se dy dekada në stagnim – përfshinte shpenzime të mëdha qeveritare, lehtësim masiv monetar dhe ulje të burokracisë.
Abe gjithashtu u përpoq të rriste shkallën e ulët të lindjeve në vend duke i bërë vendet e punës më miqësore për prindërit, veçanërisht për nënat.
Ai nxiti rritjen e diskutueshme të taksave të konsumit për të ndihmuar në financimin e çerdheve dhe për të plotësuar boshllëqet në sistemin e tejzgjatur të sigurimeve shoqërore të Japonisë.
Ndërsa pati njëfarë progresi me reformën, problemet më të mëdha strukturore të ekonomisë mbetën.
Deflacioni u tregua kokëfortë dhe ekonomia ishte në recesion edhe para se të godiste koronavirusi në vitin 2020.
Ylli i Abe u zbeh më tej gjatë pandemisë, me qasjen e tij të kritikuar si konfuze dhe të ngadaltë, duke e çuar mbështetjen ndaj tij në nivelet më të ulëta të mandatit.
Stuhi politike
Në skenën ndërkombëtare, Abe mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Koresë së Veriut, por kërkoi një rol paqebërësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Ai i dha përparësi një marrëdhënieje të ngushtë personale me Donald Trump në një përpjekje për të mbrojtur aleancën kyçe të Japonisë nga mantra e presidentit të atëhershëm amerikan “America First” dhe u përpoq të ndreqte lidhjet me Rusinë dhe Kinën.
Por rezultatet ishin të përziera: Trump nuk hoqi dorë nga dëshira për të detyruar Japoninë të paguante më shumë për trupat amerikane të stacionuara në vend, një marrëveshje me Rusinë për ishujt veriorë të diskutueshëm mbeti e pakapshme dhe një plan për të ftuar Xi Jinping për një vizitë shtetërore doli jashtë skene.
Abe gjithashtu ndoqi një linjë të ashpër me Korenë e Jugut lidhur me mosmarrëveshjet e pazgjidhura të kohës së luftës dhe vazhdoi të nxirrte planet për të rishikuar kushtetutën pacifiste të Japonisë.
Gjatë gjithë mandatit të tij, ai u përball me stuhitë politike, duke përfshirë akuzat e miqësisë që ulën vlerësimet e miratimit, por që bënë pak për të ndikuar në fuqinë e tij, pjesërisht falë dobësisë së opozitës.
Abe duhej të qëndronte ndë detyrë deri në fund të vitit 2021, duke i dhënë atij një mundësi për të parë një ngjarje përfundimtare në mandatin e tij historik – Lojërat Olimpike të shtyra “Tokio 2020”.
Por në një njoftim tronditës, ai dha dorëheqjen në gusht 2020, me një përsëritje të kolitit ulceroz që i dha fund edhe mandatit të tij të dytë.
Reagimet:
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Emmanuel Macron ka shprehur tronditjen nga sulmi “i neveritshëm” ndaj Shinzo Abe.
Presidenti francez, i cili u takua me ish-udhëheqësin japonez disa herë përmes G7, tha se mendimet dhe lutjet shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij.
“Franca qëndron përkrah popullit japonez”, shtoi ai.
Profondément choqué par l’attaque odieuse dont Shinzo Abe a été victime. Pensées à la famille et aux proches d’un grand Premier ministre. La France se tient aux côtés du peuple japonais.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) July 8, 2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
“I tronditur thellë nga të shtënat e tmerrshme ndaj Shinzo Abe, teksa u drejtohej votuesve. Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij. NATO qëndron me njerëzit e partnerit tonë të ngushtë, Japoninë dhe kryeministrim Fumio Kishida.”
Deeply shocked by the heinous shooting of @AbeShinzo as he was addressing voters. My thoughts are with him and his family. #NATO stands with the people of our close partner #Japan and PM @kishida230.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 8, 2022
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
“I dashur Shinzo Abe, qëndro i fortë! Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen tuaj dhe popullin e Japonisë.”
Dear @AbeShinzo, stay strong!
Our thoughts and prayers are with your family and the people of Japan. pic.twitter.com/WRQTTv7jX2
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 8, 2022
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern
“Ai ishte një nga liderët e parë që takova kur u bëra kryeministre. Ai ishte thellësisht i përkushtuar ndaj rolit të tij, por gjithashtu bujar dhe i sjellshëm. Mendimet e mia janë me gruan e tij dhe popullin e Japonisë. Ngjarjet si kjo na tronditin të gjithëve deri në palcë.”
So deeply shocked to hear about the past PM of Japan-Shinzo Abe. He was one of the first leaders I met when I became PM. He was deeply committed to his role but also generous & kind. My thoughts are with his wife and the people of Japan. Events like this shake us all to the core.
— Jacinda Ardern (@jacindaardern) July 8, 2022
Kryeministri britanik Boris Johnson
“Shumë i tmerruar dhe i pikëlluar kur dëgjova për sulmin e neveritshëm ndaj ish-liderit japonez Shinzo Abe. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij.”
Utterly appalled and saddened to hear about the despicable attack on Shinzo Abe.
My thoughts are with his family and loved ones.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 8, 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken:
“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë”, tha Blinken gjatë takimit të G20 në ishullin indonezian të Balit.
“Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne jemi në pritje të lajmeve nga Japonia.”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Rahm Emanuel
“Ne të gjithë jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga të shtënat ndaj ish-kryeministrit Abe Shinzo. Abe-san ka qenë një udhëheqës i shquar i Japonisë dhe aleat i palëkundur i SHBA-së. Qeveria amerikane dhe populli amerikan po luten për mirëqenien e Abe-san, familjes së tij dhe popullit të Japonisë.”
We are all saddened and shocked by the shooting of former Prime Minister Abe Shinzo. Abe-san has been an outstanding leader of Japan and unwavering ally of the U.S. The U.S. Government and American people are praying for the well-being of Abe-san, his family, & people of Japan.
— ラーム・エマニュエル駐日米国大使 (@USAmbJapan) July 8, 2022
Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-Wen
“Unë besoj se të gjithë janë po aq të befasuar dhe të trishtuar sa unë. Tajvani dhe Japonia janë të dyja vende demokratike me sundim të ligjit. Në emër të qeverisë sime, dëshiroj të dënoj ashpër aktet e dhunshme dhe të paligjshme.”
“Ish-kryeministri Abe nuk është vetëm një mik i imi i mirë, por edhe një mik i vendosur i Tajvanit. Ai ka mbështetur Tajvanin për shumë vite dhe nuk kurseu asnjë përpjekje për të promovuar përparimin e marrëdhënieve Tajvan-Japoni.”
Ambasadori rus në Japoni, Mikhail Galuzin
“Ne lutemi për shëndetin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Ne dënojmë me forcë tentativën barbare për t’i marrë jetën.”
Ministri i Jashtëm indonezian Retno Marsudi
Teuku Faizasyah, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Indonezisë në emër të ministrit të Jashtëm Retno Marsudi, tha në një deklaratë:
“Ministri i ka shprehur ngushëllimet e saj në emër të ministrave të jashtëm të G20 ministrit të jashtëm japonez”.
Kryeministri australian Anthony Albanese
“Lajm tronditës nga Japonia se ish-kryeministri Shinzo Abe është qëlluar – mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Japonisë në këtë kohë.”
Shocking news from Japan that former PM Shinzo Abe has been shot – our thoughts are with his family and the people of Japan at this time
— Anthony Albanese (@AlboMP) July 8, 2022
Sulmi me armë ndaj ish-kryeministrit japonez Shinizo Abe ka tronditur vendin e Lindjes së Largët dhe botën perëndimore.
Abe ishte në kulmin e fushatës elektorale, pak ditë para zgjedhjeve, kur u qëllua me armë gjatë një tubimi.
Partia Liberal Demokratike e Abe ka mbajtur ka qenë në pushtet në Japoni që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe nuk kishte dyshime se kryeministri Fumio Kishida do të kthehej për një mandat të dytë këtë fundjavë.
Në një sondazh të fundit, partia kishte një avantazh prej 20 pikësh ndaj konkurrentit të saj më të afërt.
Ndërsa ai dha dorëheqjen nga detyra me shqetësime serioze shëndetësore në vitin 2020, Abe ka mbetur një ndërmjetës serioz i pushtetit brenda partisë së tij.
Paraqitja e tij në qytetin Nara u konfirmua nga dega lokale e partisë së tij vetëm një ditë përpara tubimit.
Tubimet publike si ato të Abe janë tipike në 20 ditët para zgjedhjeve, periudha e vetme kur fushata lejohet sipas ligjit japonez.
Dhe ndërsa politikanë të lartë si Abe zakonisht udhëtojnë me siguri të gjerë, sulmet ndaj figurave publike janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni
08:49- Kryeministri japonez dënon sulmin ndaj paraardhësit të tij: Akt barbar, lutem që Abe të mbijetojë
Kryeministri japonez Fumio Kishida ka reaguar pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Kishida ka bërë me dije se Abe është dërguar në spital dhe është në gjendje shumë të rëndë.
Ai tha se po lutet nga zemra që Abe t’i mbijetojë sulmit dhe dënoi në temrat më të fortë sulmin.
Kryeministri shtoi se të gjithë ministrat e qeverisë janë urdhëruar të kthehen në Tokio, por tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për ndryshimin e orarit të zgjedhjeve.
Kryeministri japonez Fumio Kishida u shpreh se sulmi ndaj paraardhësit dhe mentorit të tij Shinzo Abe është absolutisht e pafalshme.
“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden. Në këtë moment, shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t’i mbijetojë kësaj”, tha ai para gazetarëve.
Kryeministri i dënoi të shtënat si një akt barbar dhe keqdashës që nuk mund të tolerohet”.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi”, shtoi ai.
Kishida theksoi se ndërsa motivet e vrasësit mbeten të panjohura, nuk mund të anashkalohet lidhja me fushatën elektorale në vazhdim.
“Zgjedhjet po mbahen. Ky është vetë themeli i demokracisë dhe një incident i tillë ka ndodhur”, tha ai.
“Është barbare dhe dashakeqe dhe nuk mund të tolerohet. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi dhe do të doja të përdorja fjalët më ekstreme në dispozicion për të dënuar këtë akt”, u shpreh Kishida.
08:36- Sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez, policia arreston autorin e dyshuar
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia si i dyshuar për të shtënat me armë ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Tetsuya Yamagami mendohet të jetë një vendas i qytetit Nara, ku ndodhën të shtënat.
Të pranishmit në vendngjarje thanë se ai u ndal menjëherë nga zyrtarët e sigurisë pas të shtënave. Mësohet se ai ishte i armatosur me një armë zjarri të bërë vetë.
O8:27- VIDEO/ Trishtim botëror për ish-kryeministri japonez, si u qëllua pas shpine, 67-vjeçari po lufton për jetënKomuniteti botëror është tronditur nga sulmi i armatosur ndaj ish-kryeministrit të Japonisë mesditën e së enjtes Nara, ndërsa shumë media ndërkombëtare shprehin frikën se politikani 67-vjeçar mund të ketë vdekur.
Departamenti i zjarrfikësve në Nara (në Japoninë perëndimore) konfirmoi se Shinzo Abe , i cili u qëllua nga një person i armatosur me arme gjahu në shpinë teksa ish-kryeministri po mbante një fjalim elektoral në një ambient të hapur.
Video shows the moment former Japanese PM Shinzo Abe was shot from behind as he campaigned in the city of Nara. Abe was rushed to the hospital in critical condition.
Read more: https://t.co/gWJh3VaXRc pic.twitter.com/1DC7onCKAy
— Al Jazeera English (@AJEnglish) July 8, 2022
/Abcnews.al/