“Atentat” i pritshëm politik ndaj Altin Dumanit?/ Murrizi: E fryrë e gjithë propaganda ndaj SPAK

schedule21:28 - 25 Prill, 2024

schedule 21:28 - 25 Prill, 2024

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për “atentatin” e pritshëm politik ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Ai u shpreh se është pak e fryrë e gjithë propaganda ndaj SPAK, ndërsa shtoi se “po shihet si çelës magjik për zgjidhjen e halleve 34-vjeçare”.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Murrizi: Është pak e fryrë e gjithë propaganda ndaj SPAK, duke e parë si çelës magjik për zgjidhjen halleve 34 vjeçare. Meqë ka ikur nga KPK del historia se është kërcënuar. Kërcënime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka pasur në ndër 34 vite. Këtu është vrarë vetëm një gjyqtar.

Laci: Nuk është e vërtetë. Është vrarë një avokat.

Murrizi: Flas për prokurorë dhe gjyqtar. Unë nuk di që ndonjë avokat të këtë kërkuar mbrojtje. Unë di vetëm një gjyqtar që është vrarë. Këtu është fryrë aq shumë

Këta prokurorë nuk është se erdhën nga qielli, kanë gjykata shumë banda, këtu kanë qenë. S’kanë pasur këto paga, vëmendje. Dy njerëzit që ruhen më shumë është presidenti i SHBA-ve dhe Papa. Kemi struktura të veçanta që janë të përgatitura për mbrojtje sesa Grada. Flas për individët e jo institucionet. Ka reparte speciale.

Për mua të rrinë pa merak, nëse nuk i gjë gjumi 8 orë të flenë 16 orë. Flas për deklaratat e politikanëve. Qeni që leh nuk kafshon. Ndërsa kërcënimet nga grupet kriminale janë tjetër gjë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!