‘Atelier Jolie’, Angelina Jolie lancon sipërmarrjen e re të modës

schedule12:26 - 18 Maj, 2023

schedule 12:26 - 18 Maj, 2023

Angelina Jolie, aktorja, regjisorja dhe ish-ambasadorja e vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, ka vendosur të angazhohet aktivisht në modë. Po, keni dëgjuar mirë! Angelina do të lançojë ‘Atelier Jolie’, një markë e re, e cila do të përdorë stokun e vjetër dhe do t’u japë punë refugjatëve të talentuar dhe njerëzve të margjinalizuar, gjithmonë sipas aftësive të tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atelier Jolie (@atelierjolieofficial)

Lajmin e ka ndarë aktorja në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shkruar: “Sot po nis diçka të re, një kolektiv ku të gjithë mund të krijojnë. Atelier Jolie është një vend ku njerëzit kreativë mund të punojnë me një familje të larmishme rrobaqepësish profesionistë, krijues modelesh dhe artistësh nga e gjithë bota. Kjo vjen nga vlerësimi dhe respekti im i thellë për rrobaqepësit dhe krijuesit e shumtë me të cilët kam punuar gjatë viteve, nga dëshira për të përdorur materialin dhe stokun e cilësisë së lartë dhe të mirë që tashmë është në dispozicion, dhe nga dëshira për të qenë pjesë e një lëvizjeje që nxit vetë-shprehjen”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

 

Më shumë se 100 milionë tonë mbeturina tekstile lihen në landfille çdo vit. Atelier Jolie duket se është krijuar për të parandaluar këtë krizë. Sipas faqes së saj të internetit, “Ju do të jeni në gjendje të rregulloni ose ricikloni pjesë nga veshjet tuaja që dëshironi t’i rifreskoni, të përmirësoni përshtatjen, t’i jepni jetë të re diçkaje që mund ta keni hedhur pas dhe të krijoni trashëgimi me kuptim personal.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!