Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atalanta me një këmbë në finale/ Ekipi nga Bergamo barazoi 2-2 ndaj një rivali të fortë si Lazio

schedule12:46 - 5 Mars, 2026

schedule 12:46 - 5 Mars, 2026

Nuk ishte dita e tyre. Dy futbollistë shqiptarë ishin pjesë e ekipeve të tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Atalantës, por asnjëri prej tyre nuk e pa fushën.

Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares, dhe mbrojtësi tjetër veteran, Elseid Hysaj, ishin në stol në një duel të ashpër në stadiumin “Olimpiko” të Romës, që u mbyll me rezultatin 2-2.

Barazimi padyshim që bën bergamaskët favoritë për të kaluar në finale, dhe për të synuar më në fund një trofe në Apenine, ndonëse asgjë nuk është e vendosur.



Ishte një ndeshje e ekuilibruar, në të cilën vendasit ishin dy herë në avantazh, por duke mos arritur dot fitoren.

Dele-Bashiru kaloi Lacion në epërsi 1-0 në 47’, pra me të nisur pjesa e dytë.

Më pas, Mario Pashaliç barazoi në 51’, ndërsa Dia tre minuta para fundit i dha sërish avantazhin romanëve.

Në 89’, Musah barazoi përfundimisht për 2-2.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet në Bergamo në 22 prill, pra ka kohë deri atëherë.

Më herët, Atalanta e Gjimshitit do të synojë të arrijë zonën Champions të Serisë A, ndërsa afron ndeshja e madhe ndaj Bajernit në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në 10 mars në Bergamo, me kthimin në Mynih në 18 të këtij muaji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!