Atalanta kërkon “fantazistin” italian, “Bergamaskët” pas “yllit” të Galatasaray

schedule23:30 - 1 Korrik, 2024

schedule 23:30 - 1 Korrik, 2024

Sezoni i fundit ishte i tmerrshëm. Pas një aventure të dështuar, tek anglezët e Aston Villa, në Premier League, “fantazisti” italian, Nicolo Zaniolo është rikthyer te turqit e Galatasaray, me “Luanët” e Stambollit, që zotërojnë kartonin e tij, që prej shkurtit të vitit 2023, ku arritën ta transferonin, nga “Verdhekuqtë” e Roma.

Për Zaniolo interesohen disa klube në Itali, teksa së fundmi janë “Bergmaskët” e Atalanta ato që ka bërë një hap përpara, duke arritur akordin paraprak me futbollistin dhe tashmë i mbetet të negociojë me klubin turk, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, bordi i Galata kërkon vetëm 15 milionë euro për kartonin e Zaniolo, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga Atalanta, që pritet të shesë për 4 herë më shumë holandezin, Teun Koopmeiners.

Ndërkaq, vetë Zaniolo e pret me padurim rikthimin në Serie A, aty ku ka bërë edhe sezonet më të mira me fanellën e Romës, teksa Atalanta duket klubi perfekt për të, pasi trajneri Gasperini i jep jo pak prioritet ringritjes në nivelet më të larta të futbollistëve të rinj, siç ishte rasti më i fundit, ai i mesfushorit, Charles De Keteleare, i cili zhvilloi një sezon fantastik pas dështimit te Milan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!