Atalanta i thotë “jo” 46 milionë eurove të United për Hojlund

schedule14:53 - 4 Korrik, 2023

schedule 14:53 - 4 Korrik, 2023

Rasmus Hojlund është pjesa e çmuar e Atalanta, i kërkuar nga gjysma e Europës dhe për të cilën zikaltërit shpresojnë për një ankand këtë merkato.

Siç shkruan “Corriere di Bergamo”, Atalanta ka refuzuar një ofertë të madhe nga Manchester United, të cilën “The Sun” e zbulon se ka qenë rreth 46 milionë euro. Kjo shifër është cilësuar shumë e ulët nga klubi italian, pasi ata kërkojnë të paktën 60 milionë euro për të liruar Hojlund.

Me Juventusin gjithashtu në garë, shpresë në shtëpinë e Bergamos është që të jenë spektatorë të një përplasje të “Zonjës së Vjetër” dhe “Djajve të Kuq” për kartonin e sulmuesit të talentuar danez./h.ll/abcnews.al