Atalanta mbrëmjen e djeshme arriti të fitojë ndaj Ajax me shifrat 0-1 dhe të sigurojë kalimin në fazën e 1/16-ave të Champions League. Si zakonisht në fushë ishte edhe ylli i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi është një nga më të rëndësishmit e difensivës së bergamaskëve, por e mbrëmshmja duket se nuk ishte më e mira e tij. “Eurosport” e vlerëson si më të dobëtin në ofensivë, teksa herë pas herë mbrojtësi nuk shfaqi siguri.
“Nota 5.5. Rrezikoi në stil Jordi Alba kundër Cadiz. Një pasim mbrapa, që mund të kishte kushtuar shtrenjt. Bëri një paraqitje me luhatje me gabime në pasime”, shkruan “Eurosport” për Gjimshitin. /abcnews.al
Statistikat e Gjimshitit ndaj Ajax:
Spastrime në zonë 5
Vjedhje topi 5
Ndërhyrje në zonë 1
Duele në tokë (të fituara) 3(1)
Duele në ajër 6(4)
Humbje topi 10
Faulle 2
Prekje topi 54
Pasime (të sakta) 28(73.7%)
Pasime të gjata (të sakta) 7(1)