Papu Gomez ndodhet prej ditësh në merkato, por asnjë klub nuk po ofron 10 milion eurot e kërkuara nga Atalanta. Kapiteni argjentinas preferon të mos lëvizë shumë larg Bergamos.
Milani nuk ka nevojë për të, kuqezinjtë janë të mbuluar në fazën ofensive, teksa tek Interi do ishin gati t’i dhuronin një fanellë titullari. Por, zikaltrit nuk kanë ndërmend të paguajnë shumën e kërkuar.
Edhe Sevilla është futur në garë, por transferimi në Andaluzi nuk e entuziazmon 32-vjeçarin. Në kushte të tilla, Atalanta ka vendosur të mos kërkojë asgjë për kartonin e tij.
Klubi bergamask shkon edhe më tej dhe është gati t’i paguajë lojtarit 50% të rrogës, gjithmonë nëse Papu Gomez transferohet tek një ekip që nuk garon për Champions League.
Situata me Interin ndryshon dhe klubi nga Milano pritet ta përfitojë falas lojtarin e njohur ofensiv, sigurisht duke i paguar gjithë rrogën. Bisedimet me Atalantën kanë rinisur dhe akordi është afër. /abcnews.al