Atak në zemër, Bayern njofton për gjendjen e mesfushorit

schedule19:57 - 21 Tetor, 2019

schedule 19:57 - 21 Tetor, 2019

Në stërvitjen e djeshme, pati një moment paniku te Bayern Munchen. Mesfushori Correntin Tolisso u shtri në fushë në mes të stërvitjes, duke vendosur dorën në zemër. U mësua se mesfushori kishte pësuar një goditje në zemër dhe stafi mjekësor i klubit e ndihmoi menjëherë. Pasi u shoqërua me ambulancë, Tolisso e kaloi natën në ambientet e spitalit.

Sot, klubi i Bayern Munchen ka konfirmuar se mesfushori ka pasur një shqetësim në zemër, por tashmë gjithçka e ka lënë pas dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve. Disa simptoma nuk janë larguar ende, pasi Tolisso po vuan nga paniku dhe ka marrje mendësh.

Doktori Peter Ublacker ka qenë njeriu që e ka ndihmuar menjëherë mesfushorin e Bayern, duke qenë në gatishmëri totale që në momentin kur Tolisso u rrëzua në fushë./abcnews.al