Atak kardiak teksa luante me shokët, ndahet nga jeta sulmuesi francez

schedule19:34 - 11 Janar, 2021

schedule 19:34 - 11 Janar, 2021

Ish-sulmuesi i Bastia dhe një sërë klubesh në France, Christopher Maboulou, 30 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të një ataku kardiak në vendlindjen e tij, Montfermeil, në periferi të Parisit.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa po zhvillonte një minilojë futbolli me shokët e tij. Lajmin e trishtë e zbuloi ish-klubi i tij, Bastia, që i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit me origjinë kongoleze.

 

Maboulou luajti në 29 ndeshje në Ligue 1 dhe 58 në Ligue 2, teksa mbahet mend për një gol të shënuar në debutimin e Marcelo Bielsa në krye të Marseille në gusht të vitit 2014.

Ai është aktivizuar me një sërë klubesh në Francë dhe gjatë karrierës provoi edhe një eksperiencë me PAS Giannina në Greqi. Së fundmi ai kishte firmosur me Thonon Evian, klub i ligave të ulëta franceze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!