“Ata zhgënjehen sa herë numërohen votat”/ Rama: Atë që të bën PS, nuk ka tërmet e breshër që ta bën kur del përballë

schedule13:39 - 28 Korrik, 2024

schedule 13:39 - 28 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste ka filluar një proces ripërtëritës e tanimë numëron mbi 100 mijë anëtarë aktivë.

Në fjalën e tij në Kongres, Rama u shpreh se opozita zhgënjehet se herë numërohen votat në zgjedhje, pasi del gjithmonë humbëse.

“Më vjen mirë që falë një pune të mirë, ka filluar një proces ripërtëritës për së mbari i PS. Fushata e anëtarësimeve që do fillojë në shtator dhe do të zgjasë deri të premten e fundit përpara breshërit të madh, ka prodhuar fakte pozitive. Ka prekur tavanin e 100 mijë anëtarëve, apo jo thjesht për raportet e përmirësua gjinore apo moshore, por mbi të gjitha për provën e prekshme të gatishmërisë së njerëzve për t’u bashkuar me PS, e kanë konstatuar drejtuesit. Nuk kam pasur dyshim, majfton të trokisni në derë dhe pastaj t’u hapim portat, asnjë njeri normal nuk i thotë jo PS. Ndryshe nga të tjerë, unë kam shumë besim te nuhatja politike e shqiptarëve. Janë më shumë ekspertë politike. Ata janë të dënuar të zhgënjehen sa herë numërohen votat, bëhen qesharakë. Nuk kanë faj, se atë që të bën PS, nuk ka as tërmet as breshër që ta bën kur del përballë. Më vjen mirë që në listat e kandidatëve për asamblenë, nuk ka asnjë drejtor. Natyrisht, në respekt të kujtdo që bën rolin e drejtorit, nuk është ndaluar kandidimi, por është dhënë mundësia, ose drejtor, ose anëtar i Asamblesë Kombëtare. Kjo masë duhet kuptuar si pjesë e një fillimi të ri”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!