“Ata që ushqejnë kotelet me biftek dhe konet me mjaltë…”, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi me gjithë fuqitë tona

schedule13:21 - 23 Qershor, 2022

schedule 13:21 - 23 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha lexoi të dhënat e Eurostat që i rendisin çmimet në Shqipëri më lartë se mesatarja e BE dhe shtoi se vetëm protesta është përgjigja e merituar ndaj regjimit.

“Jam sot këtu në këtë platformë për t’ju bërë thirrje. Të dashur qytetarë dhe qytetare, punonjës të administrësës, me ndihmë ekonomike, të bashkohemi në protestën e 7 korrikut pasi bordet shushunja të Edi Ramës po rrisnin në mënyrë  antiligjore çmimet për llograi të qeverisë. Po ju informoj të dhënat e fundit të Eurostat se në këtë vend ku qytetarët marrin 6 herë më pak se në BE, qumështi, veza, djathi kushton 105% të çmimit të vendeve të BE. Një çmim  më të lartë se në mesataren e BE. Ato që ushqejnë kotelet me biftek, apo konet me mjalt neozelandez nuk mund t’ua dinë qytetarëve shqiptare.

Unë jam këtu për t’ju bërë thirrje dhjetëra mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, dhjetëra mijëra profesionistëve të lirë ekzistenca e të cilëve rrezikohet nga taksat e reja, që po i shton Rama dhe përgatitet t’i shtojë çdo ditë. Bashkohuni me ne se ky zotëri ka qëllim vetëm falimentimin dhe largimin tuaj nga Shqipëria në zbatim të platformës së spastrimit.

U bëj thirrje emigrantëve të bashkohen në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që ai dëshiron.

Sot u drejtohem mësuesve, nxënësve, studentëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve të bashkohen me ne se rrënimi i sitemit shëndetësor dhe arsimor është nga veprat më të tmerrshme të këtij regjimi.

Vetëm protesta e 7 korrikut do të ishte përgjigja me e merituar ndaj këtij regjimi kleptokrat.

Një thirrje kam për të përndjekurit politikë. Sot në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona të përmbysim regjimin monist që u restaurua pas zgjedhjes së presidentit”, tha Berisha. /abcnews.al