Ata që marrin vaksinën anti-Covid nuk duhet të pinë alkool

schedule07:30 - 15 Maj, 2021

schedule 07:30 - 15 Maj, 2021

Ekspertët thonë se ata që marrin vaksinën e koronavirusit nuk duhet të vendosin alkool në trupin e tyre, pasi kjo mund të zvogëlojë përgjigjen e sistemit imunitar ndaj vaksinës.

Alkooli ndryshon përbërjen e triliona mikroorganizmave që jetojnë në traktin tonë të zorrëve, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër viruseve dhe baktereve.

Konsumi i alkoolit dëmton qelizat imune të gjakut, të njohura edhe si qeliza të bardha të gjakut.

Dr. Ronx Ikharia dhe ekipi i tij kryen një eksperiment duke marrë mostra gjaku para dhe pas pirjes së alkoolit (tre gota verë). Prezantuesi i mirënjohur i serisë dokumentare të BBC zbuloi se alkooli uli nivelet e limfociteve të trupit me sa 50%.

Profesorja e epidemiologjisë Sheena Cruickshank shpjegon se ulja e limfociteve përkeqëson efektivitetin e sistemit imunitar, duke kërkuar që ai të shmangë konsumimin e alkoolit kur administrohet vaksina Covid-19./abcnews.al