“Ata nuk më trembin”/ Ministri izraelit përgjigjet për kërcënimin e sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar

schedule17:11 - 16 Tetor, 2024

schedule 17:11 - 16 Tetor, 2024

Një ministër izraelit ka reaguar ndaj Sir Keir Starmer pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e kërcënoi se do ta sanksiononte atë dhe një nga kolegët e tij për komente “të neveritshme” në lidhje me luftën në Gaza.

Itamar Ben-Gvir, i cili është ministër izraelit i sigurisë kombëtare dhe anëtar i partive ultranacionaliste të ekstremit të djathtë, u tha mediave izraelite se kërcënimet nga kryeministri britanik “nuk më trembin”.

Ai u tha mediave izraelite “ashtu si përpara krijimit të shtetit hebre, britanikët punonin për ta bërë atë të pamundur, tani ata vazhdojnë ta bëjnë këtë pas krijimit të tij në mes të një lufte ekzistenciale”.

Ben-Gvir shtoi: “Ata nuk më trembin mua dhe unë do të vazhdoj të veproj në përputhje me interesat supreme kombëtare të shtetit të Izraelit vetëm dhe për popullin e vendit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!