Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ata kanë përgjegjësi, boll me filozofinë e rrogës në xhep”, drejtori i Craiova u përvishet lojtarëve

schedule22:33 - 22 Korrik, 2021

schedule 22:33 - 22 Korrik, 2021

Universitatea Craiova erdhi si favorite në Elbasan, por iku e mundur nga Laçi me shifra minimale. Pas ndeshjes një deklaratë të fortë ka dhënë drejtori i përgjithshëm i klubit, Marcel Popescu. Ai e ka gjithë mllefin me lojtarët, që sipas të cilit nuk bënë asgjë për të marrë fitoren ndaj kurbinasve.

“Qëndrimi dhe qasja jonë në fushë nuk ishte e një ndeshje për Kupat e Europës. Nuk mund ta trajtosh në këtë mënyrë ndeshjen. Humbëm terren ndaj kundërshtarit dhe kishte mungesë angazhimi. Të gjithë janë të zhgënjyer.

Ajo që pashë sot më bën të mendoj disa gjëra. Ndeshjen e kthimit mund të kemi formacion ndryshe. Në vendin tonë lojtarët kanë përshtypjen se kanë vetëm të drejta. Mendoj se edhe ata padyshim detyrime.

Madje të mëdha! Nuk mund ta trajtojmë që ‘unë marr rogën baze, jam mirë, asgjë nuk ndryshon nëse e gëzoj klubin’. Me këtë mentalitet, nuk kemi asnjë shans të bëjmë hapa përpara”, tha Popescu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!