Astronomët ngrenë alarmin: Yjet po zhduken me shpejtësi

schedule22:36 - 19 Janar, 2023

schedule 22:36 - 19 Janar, 2023

Ndotja nga drita që zvogëlon dukshmërinë e yjeve po rritet shumë më shpejt nga sa prisnin shkencëtarët, edhe përkundër përpjekjeve për ta kufizuar atë. Ndotja nga drita mund të ketë pasoja drastike, jo vetëm për dukshmërinë e qiellit të natës, por edhe për mjedisin, me ndikime negative në sistemet biologjike të kafshëve dhe njerëzve.

Studimi analizoi më shumë se 50 mijë vëzhgime nga shkencëtarët në mbarë botën, të marra midis viteve 2011 dhe 2022. Qëllimi i studimit ishte të kuptonte plotësisht shkallën e problemit të “shkëlqimit të qiellit”, ose dritës difuze të qiellit gjatë natës që ndodh për shkak të njeriut që shkakton ndotje, shkruan independent.

Deri më tani, ndryshimet në shkëlqimin e qiellit janë dokumentuar dobët, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të mbledhur informacione nga e gjithë bota. Për ta zgjidhur këtë, shkencëtarët përdorën informacionin e shkarkuar nga një aplikacion që gjen informacione nga pjesë të ndryshme të botës dhe i mbledh ato.

Ky informacion mund të përdoret për të mbledhur të dhëna më “shumë se sa syri i lirë”, e cila mat ndriçimin minimal që duhet të ketë një objekt në qiell për t’u parë. Ndërsa qielli i natës shkëlqen nga ndotja, këto objekte duhet të bëhen më të ndritshme për t’u parë.

Matjet tregojnë se shkëlqimi i qiellit rritet me 9.6 për qind çdo vit. Vlerësimet e mëparshme të mbledhura nga satelitët sugjeruan se shkëlqimi po rritet me vetëm 2 për qind në baza vjetore.

Në përfundimin e tyre, studiuesit theksojnë rëndësinë e shkencëtarëve qytetarë në sigurimin e të dhënave. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje politikëbërësve që të përdorin siç duhet të dhënat e publikuara, duke vënë në dukje se përpjekjet ekzistuese për të kufizuar problemin e ndotjes nga drita nuk e kanë parandaluar përkeqësimin e problemit.