Astronautja e Nasa-s, Christina Koch ka përfunduar udhëtimin hapësinor më të gjatë të realizuar ndonjëherë nga një grua.
Anija kozmike ruse Soyuz që transportonte Koch u ul në Kazakistan rreth orës lokale 09:12.
Ajo kaloi 328 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke thyer rekordin e vendosur nga kolegia amerikane Peggy Whitson.
Por udhëtimi i saj është 12 ditë më i shkurtër se rekordi amerikan i vendosur nga Scott Kelly, i cili ishte në ISS nga 2015-2016.
“Jam shumë e tronditur dhe e lumtur,”– u tha ajo gazetarëve ndërsa ishte e ulur jashtë kabinës së anijes kozmike, menjëherë pasi preku dëborën.
Koch theu rekordin prej 289 të vendosur nga Whitson në 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Por Whitson mban ende rekordin për shumicën e kohës së kaluar në hapësirë nga një grua, të mbledhur gjatë tre fluturimeve hapësinore nga 2002-2017.
Gjatë misionit të saj, Koch përfundoi 5.248 orbitat e Tokës dhe udhëtoi 223 milion km.
Ajo u kthye në Soyuz së bashku me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit, astronautin italian Luca Parmitano dhe kozmonautin rus Aleksandër Skvortsov.
Anija kozmike u ul afër Dzhezkazgan në Kazakistanin qendror./abcnews.al