Astronautët kinezë po kryejnë eksperimente në lidhje me habitatet njerëzore jashtë Tokës

schedule10:04 - 30 Tetor, 2024

schedule 10:04 - 30 Tetor, 2024

Kina ka dërguar tre astronautë në stacionin e saj hapësinor Shenzhou-19 për të kryer dhjetëra eksperimente shkencore, disa prej të cilave kanë të bëjnë me ndërtimin e habitateve njerëzore jashtë Tokës.

“86 eksperimente të shkencës dhe teknologjisë hapësinore do të kryhen në fushat e shkencave të jetës hapësinore, fizikës së mikrogravitetit, materialeve, mjekësisë, teknologjive të reja,” tha në një konferencë shtypi Lin Xiqiang, zëvendësdrejtor i Agjencisë Hapësinore të drejtuar nga Kina (CMSA) të martën, shkruan Reuters.

Një nga këto eksperimente pritet të përfshijë ekspozimin e tullave, të bëra nga toka e simuluar hënore, ndaj kushteve të hapësirës. Nëse testet rezultojnë të suksesshme, tullat mund të jenë një material kyç i përdorur në ndërtimin e një stacioni të përhershëm eksplorimi hënor.

Sipas Reuters, autoritetet kineze shpresojnë se stacioni do të ndërtohet deri në vitin 2035, sepse ata besojnë se këto tulla mund të jenë më të lehta për t’u përdorur sesa transportimi i materialeve të ndërtimit nga Toka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!