Video/ Astronautët e SpaceX realizojnë shëtitjen e parë në hapësirë

schedule12:42 - 12 Shtator, 2024

schedule 12:42 - 12 Shtator, 2024

Një grup astronautësh të financuar privatisht kanë realizuar shëtitjen e parë në hapësirë nga një kapsulë SpaceX sot, duke testuar një linjë të re kostumesh hapësinore në misionin më të rrezikshëm të kompanisë deri më sot.

Në një lartësi prej 730 kilometrash,  astronautët dolën nga kapsula e Crew Dragon. Miliarderi Jared Isaacman ishte i pari që doli nga kapsula.

Ata do të qëndrojnë për rreth 20 minuta jashtë anijes kozmike.

​​ “Në shtëpi ne të gjithë kemi shumë punë për të bërë, por nga këtu, duket si një botë e përsosur,” tha Jared Isaacman.

Jared Isaacman, pilot dhe miliarder themelues i kompanisë së pagesave elektronike Shift4, po financon misionin Polaris si dhe fluturimin e tij Inspiration4 me SpaceX në 2021.

Të katër anëtarët e ekuipazhit ishin të ekspozuar ndaj vakumit të hapësirës, por vetëm  miliarderi Jared Isaacman dhe inxhinierja e SpaceX dolën nga kapsula e SpaceX.

Ecja në hapësirë zgjati rreth dy orë, me Isaacman dhe Gillis që dolën jashtë anijes kozmike për rreth 20 minuta, duke testuar një linjë të re kostumesh hapësinore në misionin më të rrezikshëm të kompanisë deri më sot.

Bill Nelson, shefi i NASA-s përgëzsoi  ekipin e Polaris Daën për këtë ngjarje të rëndësishme. NASA i ka kryer këto përpjekje që kur programi Gemini debutoi aftësinë për Shtetet e Bashkuara në 1965.

Që atëherë, astronautët nga e gjithë bota kanë përdorur teknologjinë e ecjes në hapësirë për të eksploruar sipërfaqen e hënës, për të shërbyer teleskopin hapësinor dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Sot, shëtitjet hapësinore përdoren ende në mënyrë rutinore për të lejuar astronautët të shërbejnë dhe të mirëmbajnë pjesën e jashtme të laboratorit.

Por ajo që bëri SpaceX sot ishte ndërmarrja e një hapi të madh drejt komercializimit të këtyre aftësive – duke i bërë shëtitjet në hapësirë një detyrë që mund të kryhet nga sektori privat, jo vetëm nga astronautët e qeverisë.

/abcnews.al