Astrologia e Princeshës Diana parashikoi problemet shëndetësore të Mbretit Karli III

schedule17:55 - 7 Prill, 2024

schedule 17:55 - 7 Prill, 2024

Njoftimi i Mbretit Karli III se ai po përballet me kancerin shkaktoi një tronditje mbarëbotërore.

Gjithçka filloi kur mbreti iu nënshtrua një procedure rutinë të ekzaminimit të prostatës, e cila më pas u shndërrua në një diagnozë të një forme të panjohur kanceri. Që atëherë, monarku, 75 vjeç, i është nënshtruar trajtimit për kancer që nga shkurti.

Por një person që parashikoi problemet shëndetësore të Mbretit Karli III ishte astrologia Debbie Frank, e cila punoi ngushtë me Princeshën Diana dhe kjo e fundit i besonte plotësisht asaj.

Debbie Frank tha për British HELLO!: “Çështjet shëndetësore mund të jenë një prioritet për Karlin dhe Camilla.

Ata do të duan të kursejnë energjinë e tyre për atë që është vërtet e rëndësishme dhe të kufizojnë udhëtimet dhe protokollin mbretëror ndërkombëtar, të cilat mund t’u kalojnë anëtarëve më të rinj të familjes mbretërore. Sidomos në dhjetor kur Marsi hyn në ashendentin e tij.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!