“Nuk duhet të ndalohet përdorimi i vaksinës AstraZeneca nga frika se shkakton mpiksje të gjakut pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë”. Kështu ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi disa vende kanë njoftuar ndalimin e përdorimit të kësaj vaksinë për shkak se shkakton mpiksjen e gjakut si efekt anësor.
Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës. Sot një zëdhënëse e OBSH-së tha se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
Margaret Harris tha se AstraZeneca është “vaksinë e shkëlqyeshme” dhe duhet të vazhdojë të përdoret, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Rreth 5 milion evropianë kanë marrë tashmë dozën e AstraZeneca.
Lexo edhe: Mpiksje gjaku, edhe Bullgaria me Rumaninë pezullojnë përdorimin e AstraZeneca
Ka pasur rreth 30 raste në Evropë të mpiksjes së gjakut pas administrimit të vaksinës. Pati gjithashtu raporte se një 50-vjeçar kishte vdekur në Itali pasi kishte pësuar trombozë të venave.
“OBSH po heton raportet”, tha Harris. “Por asnjë marrëdhënie shkakësore nuk ishte vendosur midis dozave dhe problemeve shëndetësore të raportuara”, shtoi ajo.
Agjencia Evropiane e Barnave, rregullatori i ilaçeve i BE-së, tha më herët se nuk kishte asnjë indikacion se vaksina shkakton mpiksjen e gjakut.
Për këto pretendime reagoi gjithashtu edhe AstraZeneca, ku tha se siguria e vaksinës ishte studiuar gjerësisht në provat klinike. g.v/abcnews.al

