AstraZeneca, 85% -90% efektive kundër rasteve simptomatike

schedule08:57 - 21 Maj, 2021

schedule 08:57 - 21 Maj, 2021

Dy doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca Covid-19 janë rreth 85% deri 90% efektive kundër rasteve simptomatike. Sipas një analizë të Institutit Shëndetit Publik të Anglisë (PHE), efektiviteti i vaksinës ishte 89% më i lartë krahasuar me njerëzit e pavaksinuar. Ndërsa efektiviteti i Pfizer është 90%.

PHE gjithashtu tha se kishte një “ulje të vogël të efektivitetit të vaksinës” 10 javë pas dozës së parë të Pfizer para se të merrej doza e dytë.  Javën e kaluar, Britania shkurtoi intervalin kohor midis dozave në 8 javë për personat mbi 50 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!