Aston Villa pranë Evropës, Unai Emery zgjidhet trajneri “më i mirë” i muajit prill

schedule10:31 - 13 Maj, 2023

schedule 10:31 - 13 Maj, 2023

Me 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 7 ndeshjet e fundit, me skuadrën e Aston Villa në elitën e futbollit anglez, Premier League, trajneri spanjoll, Unai Emery është shpallur trajneri “më i mirë” i muajit prill, gjë të cilën më parë në historinë e klubit e kishin bërë vetëm 4 persona, Brian Little, John Gregory, Martin O’Neill dhe Dean Smith.

Falë këtyre 16 pikëve të shtuar në “llogarinë” e tyre, Aston Villa është shumë afër sigurimit të një “bilete” për kupat e Evropës, sezonin e radhës, me djemtë e Unai Emery që aktualisht ndodhen në vendin e 8-të të kampionatit me 54 pikë, 1 me pak se Brighton i vendit të 7-të dhe 3 më pak se Tottenham i vendit të 6-të.

Ndërkaq, kujtojmë se spanjolli 51-vjeçar, Unai Emery erdhi në krye të pankinës së Aston Villa, më 1 nëntor, vetëm pak ditë pasi Steven Gerrard u shkarkua nga bordi për shkak të performancave katastrofike.

/i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!