Pas sigurimit të dy lojtarëve tepër cilësore, si mesfushori belg, Youri Tielemans dhe qendërmbrojtësin spanjoll, Pau Torres, tashmë anglezët e Aston Villa kërkojnë transferimin e një tjetër “ylli” dhe bëhet fjalë për anësorin francez të Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, francezi ishte fillimisht në listën e “topçinjve”, por klubi nga Birminghami duket se e preferon më shumë lojtarin, me teknikun Unai Emery, që e do 24-vjeçarin në organikën e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, disi problem do të jetë çmimi i “yllit” të “aspirinave”, me bordine këtyre të fundit, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë euro për lojtarin, i cili sezonin e kaluar shënoi 14 gola e dhuroi 11 asistime, në 48 përballjet e zhvilluara. /i.m /abcnews.al