Zona e “Astirit” në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një linjë e dedikuar nga impianti i Bovillës do të sjellë ujë direkt në këtë zone. Ndërkaq, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos blejnë ujë të pakontrolluar nga autobotet private.
Banorët e Zonës së Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Këtë lajm e njoftoi kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili gjatë inspektimit të punimeve në këtë zonë u bëri thirrje qytetarëve të mos blejnë ujë të pakontrolluar në autobotet private, pasi është jashtë çdo standardi.
Mos blini ujë të pakontrolluar nga autobotet private, të cilët abuzojnë duke e shitur ujin e marrë për vaditje apo prodhim industrial, si ujë të pijshëm. Këtë thirrje u bëri qytetarëve kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën e Astirit
“Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur”.
Veliaj dhe lajmin e mirë për të gjithë banorët e zonës së Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi UKT ka ndërtuar në kohë rekord një linjë të dedikuar që sjell ujë direkt nga impianti i Bovillës, për të furnizuar zonën e Astirit
“Është punuar gjithë verën pa pushim. Kur shumica e Tiranës, përfshirë edhe politikën, ishte me pushime, ne kemi punuar për të sjellë, në kohë rekord, një linjë të dedikuar nga impianti i filtrimit të Bovillës, që është në anën tjetër të lumit të Tiranës, 10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike. Pra, për dikë që erdhi në Tiranën e viteve ’90-2000 dhe bleu shtëpi me 300 euro metri katror, përgjigjja e pyetjes pse shtëpia ishte kaq e lirë, është se s’kishte rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh”.
Bashkia e Tiranës gjithashtu po vijon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në Rrugën e Elbasanit, ku nuk ishte vënë dorë që në vitet 1940, investimi i cili do të shpëtoje nga përmbytjet zonën nga Fakulteti Ekonomik deri tek zona përballë me Fakultetin Filologjik. /abcnews.al