Me ardhjen e pranverës dielli shndrit, natyra zgjohet ndërsa njerëzit presin të kenë më shumë energji, por jo të gjithëve iu ndodh kështu. Stina ndyshon ritmin biologjik të organizmit. Shkakton çekujlibër hormonal dhe tek shumë persona çon në asteni. Gjendje që e karakterizon përgjumja e dobësia.
“Ka dhe pasoja jo vetëm tek personat që kanë problematika të shëndetit mendor, por edhe tek persona që funksonojnë normalisht. Këtu mund të përmendim pagjumësi, lodhje, mungesë energjie, luhatje emocionale. Vijnë si pasojë e ndryshimeve hormonale. Me ardhjen e pranverës rritet dita bëjmë më pak gjumë e kjo sjell luhatjet emocionale tek individi.”
Simptomat zakonisht shfaqen gradualisht, prekin më shumë moshën aktive dhe mund të zgjasin disa javë. Për ti tejkaluar, psikologët këshillojnë shëtitje në natyrë dhe pjesëmarrje në aktivitete sportive.
“Shumë emocione tonat shkarkohen përmes aktivitetit fizik dhe ne përfitojmë më shumë energji për të qenë më të qetë emocionalisht në përdithshmëri. Të shpenzuarit një periudhë kohe gjatë ditës, disa minuta, një orë, na ndihmon të bëjmë atë shkëputje nga lodhja ngarkesa dhe të kemi fokus vetëm te vetja.”
Gjatë pranverës psikologë e psikiatër presin më shumë pacientë. Kjo dhe për faktin se shumë personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor me rritjen e temperaturave shqetësimet iu shtohen.
/ abcnews.al