Asociacioni/ Analisti Behrami: Kurti po mbron me forcë ndarjen e veriut të Kosovës

schedule16:27 - 15 Nëntor, 2023

schedule 16:27 - 15 Nëntor, 2023

Analisti Artan Behrami thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar de facto dhe de jure ndarjen e veriut të Kosovës dhe po e mbron me forcë diçka të tillë.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Behrami u shpreh se Asociacioni i pranuar nga Kurti ka një draft staut, ndryshe nga ai i vitit 2013 dhe 2015, që kanë pasur vetëm parime për formimin e Asociacionit, por që nuk u implementuan asnjëherë.

Sipas Behramit, Kurti po krijon një opinion jo të vërtetë për Asociacionin.

“Në fakt, dallimi është tepër i madh, tepër i thellë. Kemi pasur një përpjekje të kryeministrit Kurti për të krijuar një opinion jo të vërtetë për këtë Asociacion, të cilin e ka pranuar. Në vitin 2013, marrëveshja ka pasur të bëjë me integrimin e serbëve lokalë në strukturat shtetërore të Kosovës, por në nenin 3, thuhet se Asociacioni me shumicë serbe do ta ketë strukturën e njëjtë me Asociacionin e komunave të Kosovës. Pra, do të jetë faktikisht një OJQ. Nga periudha 2013 e deri më tani kemi humbur shumë momentume, edhe për fajin e zotit Kurti, i cili ka përdorur dhunën politke për të ardhur në pushtet dhe ka dëmtuar shumë procese, sidomos të dialogut Kosovë-Serbi.

Manipulimi i dytë është, tha se draf statuti i tij është më i mirë se ai i vitit 2013 dhe 2015. Asnë vitin 2013, as në vitin 2015, nuk ka pasur draft statut, ka pasur vetëm parime të marrëveshjes Kosovë-Serbi, por zoti Kurti po mumdhohet që përmes këtij manipulimi të krijojë narracionin se atë që ka pranuar ai, është më i mirë se atë që kanë pranuar paraardhësit e tij.

Ndonëse janë krijuar parime për krijimin e Asociacionit, asnjëherë nuk është ndërtuar një draft statut dhe nuk është implementuar. Sot është duke mbrojtur me forcë një autonomi de facto dhe de jure, dhe një ndarje de facto dhe de jure të veriut të Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!