Asocacioni i komunave serbe/ Lunaçek: Nuk do të ketë mandat ekzekutiv

schedule13:24 - 16 Prill, 2018

schedule 13:24 - 16 Prill, 2018

Sipas ish-raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, asocacioni i komunave serbe në veri të Mitrovicës nuk do të ketë një mandat ekzekutiv. Në një intervistë për mediat kosovare, ajo theksoi se qeveria e Kosovës duhet të prezantojë sa më shpejt propozimin e saj për këtë asosacion.

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, në një intervistë për mediat kosovare u shpreh se qeveria e Kosovës duhet të prezantojë një propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Asociacioni nuk do të ketë mandat ekzekutiv.

Ajo po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa pranuar pavarësinë e Kosovës. Lunaçek, shtoi se qeverisja lokale dhe bashkëpunimi midis komunave duhet të jetë i pavarur nga përkatësia etnike e popullsisë.

Gjatë kësaj interviste ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian foli edhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Sipas saj, asnjë qeveri e një shteti anëtar të BE-së nuk do të jetë e gatshme për të pranuar një shtet tjetër me kufij të paqartë në Bashkimin Evropian pas pranimit të shtetit të ndarë të Qipros më 2004-n dhe për këtë arsye duhet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

Ajo tha se do t’i pëlqente që gjashtë shtetet e Evropës juglindore të pranoheshin në të njëjtën kohë në BE, sepse sipas politikanes austriake kjo do të eliminonte rrezikun e bllokadave të ndërsjellta në procesin e anëtarësimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!