Kosova duket se është drejt valës së pandemisë Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 10 raste të reja nga 2 484 testime dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Në orët e fundit gjithashtu janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 156 894 numrin e përgjithshëm të pacientëve që kanë fituar betejën me Covid.
Ndërkohë vijojnë të jenë pacientë të infektuar me Covid aktualisht në vend vetëm 673 raste të reja./abcnews.al