Për herë të parë pas shumë kohësh, në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë shënuar 166 raste të reja, ndërkohë që 224 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: Në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14762 ndërsa i rasteve aktive 2191.
Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut shënoi 2 viktima dhe 145 raste të reja./m.v. abcnews.al


