Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, 11 raste të reja

schedule15:18 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 15:18 - 15 Dhjetor, 2021

Asnjë viktimë nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.

Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 314. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!