Asnjë viktimë dhe 9 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:15 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:15 - 21 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  9 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme u raportuan 3 raste.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.

Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!