Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 269 raste me koronavirus, nga 4,492 teste të realizuara.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 25 pacientë janë shëruar nga Covid.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105, 757 persona. Aktualisht në Kosovë janë 1, 903 raste aktivë.
/abcnews.al/