“Asnjë si La Masia, kam kaluar vitet më të bukura aty”

schedule18:22 - 20 Tetor, 2019

schedule 18:22 - 20 Tetor, 2019

Bojan Krkic cilësohej si pasardhësi i Leo Messit dhe ia doli të luante shumë shpejt me ekipin e parë të Barcelonës. Talenti nuk i mungonte, por nuk arriti kurrë të ngjitej në nivelin e yllit argjentinasit.

Lojtari shtatshkurtër ishte një prodhim i “La Masia”, shkollës së famshme të klubit katalanas. Bojan ishte vetëm 17 vjeç e 19 ditë kur debutoi me Barcelonën, duke ia kaluar edhe Messit.

Ai kaloi katër sezone në “Camp Nou”, përpara se të provonte aventurat me Romën, Milanin, Ajaksin, Stoke City, Mainz, Alaves dhe Montreal Impact, aty ku luan për momentin.

29-vjeçari i është rikthyer edhe njëherë viteve të adoleshencës në një prononcim për El Mundo Deportivo. Bojan vlerëson shumë periudhën e kaluar në “La Masia”, nga e cila ka kujtime të shkëlqyera.

La Masia është shkolla më e mirë në botë. Kur je i vogël nuk arrin ta kuptosh, por aty nuk të mungon asgjë, si në aspektin njerëzor edhe atë sportiv. Aty kam kaluar periudhën më të mirë të jetës time. Kam mësuar shumë dhe ruaj në kujtesë momente dhe të paharrueshme“, thekson Bojan Krkic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!