Bayern Munchen dhe Robert Lewandowski po shkëlqejnë këtë sezon. Por, polaku institon se ka ende vend për përmisim dhe që ai mund të bëjë më mirë.
“Kam punuar shumë fortë për të arritur këtë moment që po kaloj”, deklaron Leva për ‘Sport Bild’. “E ndjej që mund të jap më shumë prandaj dua të vazhdoj punën që kam nisur. Jam 31 vjeç, por nuk ndihem aq. Më e mira nuk ka ardhur akoma”.
Sulmuesi bavarez ka arritur të shënojë plot 23 gola në 18 ndeshje, më shumë se çdo lojtarë në Europë. Por, grinta e tij kërkon më shumë. /abcnews.al