Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 289 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu numrin më të madh të të prekurve që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.
Lexo edhe: Ndërroi jetë nga Covid-19, i riu nga Korça kishte folur për Abc News: Besoj tani kaloi, kam shpresë
Ndërkohë, u raportua edhe për 4 të vdekur. Më i riu prej tyre është një 37 vjeçar nga Korça, i cili siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Mësohet se 37-vjeçari Lorent Kreka ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke vijuar me shenja të lehta.
Lexo edhe: Si kurrë më parë, konfirmohen 289 raste me Covid-19 dhe 4 viktima në 24 orë
Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Më herët, edhe prindërit e 37-vjeçarit kanë qenë pozitiv me koronavirus, por për fat të mirë pa pasoja. /abcnews.al

