Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në seancën e së enjtes në Kuvend, tha se ish krerët e UÇK po përballen me 180 vite burg ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt pro tyre.
Balla përmendi se janë 12 mijë bijë e bija që iu është marrë jeta, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1600 të zhdukur dhe ftoji qytetarët ti bashkohen në protestë në datë 17 shkurt.
“Duke qenë të bindur se nuk mund të vendosen paralele mes vrasjes, përdhunimeve dhe genocidit nga serbët dhe paramilitarët e tyre me dinjitetin e UÇK‑së për lirinë, kam një pyetje për prokuroret. Janë 12 mijë bijë e bija që u është grabitur jeta, janë 20 mijë vajza dhe gra të përdhunuara dhe 1 600 njerëz të zhdukur. Po për këta çfarë mund të bëhet dhe si mund të bëhet? Monumenti i errësirës nuk mbron më kaq. Krerët përballen me 180 vjet burg, i hodha edhe unë një sy ndaj të gjithë personave të akuzuar nga makineria e vrasjes serbe dhe nuk gjeta askënd që të kishte një kërkesë me 45 vite burg kur bëhet fjalë për 12 mijë të vrarë, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1 600 të zhdukur. Vetëm një gjeta ndaj të cilit prokuroria kishte kërkuar 45 vjet burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt ndaj komandantëve të UÇK‑së.
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Asamblesë së Këshillit të Europës të shohë vendimin; ne kemi gjetur dokumentin bazë ku është ngritur kjo gjykatë. Ky Kuvend i Shqipërisë është konsekuent me atë që ka thënë ndër vite. Unë mendoj dhe dua ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndë është për ne si komb ajo kërkesë dhe dua të ftoj gjithë kombin shqiptar më 17 shkurt të jemi të gjithë në prioritetin.” / abcnews.al /


