Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Asnjë nga partitë nuk ka pranuar marrëveshje”/ Kurti në Kuvend: Votimi për qeverinë e re, i nevojshëm për vendin

schedule11:23 - 26 Tetor, 2025

schedule 11:23 - 26 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti paralajmëron se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Në Kuvend, gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se asnjë nga partitë me të cilat ka kontaktuar, nuk ka pranuar marrëveshje për qeverinë e re.

Kurti shtoi se votimi për qeverinë e re, është i nevojshëm për vendin, që ende nuk ka formuar institucionet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Kemi Kuvend të konstituar, dhe kemi arritur në pikën e formimit të Qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedentë në historinë e republikës. Janë vonuar reformat, është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para ndërkombëtarëve. Përkundër tenttimeve tona, asnjë nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për qeverinë. Sot do kishim mundësi t’i jepnim vendit edhe koalicionin e nevojshëm. Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!